Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar në Obiliq.
Sipas raportit të njëjtit në veturë i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me 12 fishekë.
Njoftimi i plotë:
Rr. Kosova B, Obiliq 01.04.2026-10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në veturën e tij i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me 12 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.