Kontrabandë me migrantë në Ferizaj, kapen shtatë shtetas të huaj

Prishtinë | 02 Pri 2026 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Një rast i kontrabandës me migrantë është raportuar në fshatin Babush në orët e para të mëngjesit të 1 prillit.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të kamionit të tij në rimorkio janë gjetur shtatë meshkuj shtetas të huaj.

Njoftimi i plotë:

“Lidhur me veprën e lartcekur është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të kamionit të tij në rimorkio janë gjetur shtatë meshkuj shtetas të huaj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktimat janë akomoduar në qendrën e pritjes për migrantë.”, thuhet në raportin e policisë

Të ngjashme