Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë

Prishtinë | 02 Pri 2026 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën Ndërkombëtare për Ndërgjegjësim ndaj Autizmit, Komuna e Mitrovicës së Jugut ka ndarë nga 50 euro për fëmijët autikë.

Kryetari i kësaj komune, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ky vendim është demonstrim i vullnetit të mirë dhe përkujdesit institucional, si dhe zotim për mbështetje edhe në forma të tjera.

“Angazhimet tona do të jenë gjithëpërfshirëse për të avancuar pozitën dhe ngritur kualitetin e shërbimeve ndaj kësaj kategorie. Një shoqëri e avancuar përkujdeset për secilën kategori”, ka shkruar ai.

Të ngjashme