Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux, ku diskutuan për iniciativa që vendosin në qendër edukimin dhe qasjen në literaturë për më të vegjlit.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se bashkëpunimi ndërkombëtar po sjell rezultatet konkrete për kryeqytetin.
Postimi i tij i plotë:
Bashkëpunimi ndërkombëtar po sjell rezultate konkrete për Kryeqytetin, veçanërisht në pasurimin e jetës së fëmijëve përmes dijes dhe librave.
Gjatë takimit me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Sh.T. László István Dux, diskutuam për iniciativa që vendosin në qendër edukimin dhe qasjen në literaturë për më të vegjlit.
Një ndër lajmet më të rëndësishme është mbështetja e Ambasadës së Hungarisë për biblioteken e fëmijëve në Kryeqytet, përmes donacioneve me libra dhe materiale ndërkombëtare. Kjo do të thotë më shumë libra, më shumë mundësi leximi dhe më shumë dritare drejt botës për fëmijët tanë.
Përmes partneritetit dhe bashkëpunimit, po ndërtojmë një Kryeqytet ku dija është gjithmonë në qendër.