Nagavci: VV e gatshme të kontribuojë në një rezolutë për mbrojtjen e viktimave të luftës

Prishtinë | 02 Pri 2026 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Shefja e GP-së së LVV-së, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se subjekti politik që ajo përfaqëson është i gatshëm të japë kontribut në hartimin e një rezolute për mbrojtjen e viktimave të luftës së fundit në vend, raporton Ekonomia Online.

Kjo deklaratë vjen pas një sërë gabimesh që u evidentuan në ekspozitën e hapur më 24 mars në sheshin e Prishtinës, e cila u mbyll vetëm pak ditë më vonë.

“Sikurse e diskutuam edhe në takimin e Kryesisë, LVV është e gatshme të kontribuojë në një rezolutë që do të paraqiste përmbajtësisht në aspekt shumëdimensional çështje që trajtojnë luftën e fundit. Në lidhje me këtë, ne jemi të gatshëm të delegojmë deputetët tanë, që bashkë me deputetët e GP-ve tjera që të vijnë me një rezolutë e cila i adreson këto çështje në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Nagavci, teksa shtoi se pret që deri në fund të ditës të sillet një draft për miratim në Kuvend.

Të ngjashme