Votohet marrëveshja për qasje në Arsimin e Lartë

Prishtinë | 02 Pri 2026 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Me  81 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja për qasje në Arsimin e Lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Arsimit, Hajrullah Çeku tregoi dobitë nga kjo marrëveshje.

“Përmes kësaj, lehtësohet qasja dhe pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë, duke hequr pengesat administrative dhe duke afruar standardet akademike ndërmjet shteteve pjesëmarrëse të rajonit.

Qëllimi i marrëveshjes është të sigurojë qasje më të lehtë dhe të barabartë të të diplomuarve nga arsimi i mesëm dhe të studentëve të shteteve palë të marrëveshjes, që dëshirojnë të fillojnë studimet e tyre në institucionet publike të arsimit të lartë. Marrëveshja vlen në të gjitha nivelet e arsimit të lartë dhe përfshin institucionet publike të akredituara në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke krijuar mundësi më të mëdha për mobilitet akademik dhe bashkëpunim ndërshtetëror.

Disa nga përfitimet që sjell kjo marrëveshje janë: Rritja e cilësisë në arsimin e lartë. Thjeshtimi i procedurave administrative. Krijimi i mundësive të barabarta për studentët tanë për të studiuar në universitetet në rajon“, tha ai.

Të ngjashme