Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ecur krahë për krahë me fëmijët me autizëm.
Osmani shkroi në facebook se sikurse çdo vit edhe këtë vit është e njëjta përkrahje për ta dhe se fëmijët meritojnë të dëgjohen dhe mbështeten,.
“Sikurse çdo vit, edhe sot, jemi krah për krah me fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre, për më shumë mirëkuptim, mbështetje dhe dashuri për secilin fëmijë. Sepse çdo fëmijë meriton të dëgjohet dhe të mbështetet”, shkroi Osmani.
