Musliu: Prokuroria t’i ftojë për intervistim Kurtin e Nagavcin

Prishtinë | 02 Pri 2026 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me sulmet ndaj mediave nga ana e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se prokuroria duhet ta ftojë atë për intervistim.

Musliu ka shtuar se, opinioni duhet ta dijë të vërtetën kur ‘’hidhen akuza për financim të mediave nga burime të ndryshme’’.

‘‘Kush janë këto media? Nga kush financohen? Cilat janë provat? Nëse ka fakte, ato duhet të dalin në dritë. Nëse jo, atëherë duhet të ketë përgjegjësi për deklarata që cenojnë besimin në media dhe në institucionet e vendit’’, ka shtuar ajo mes tjerash.

Të ngjashme