Kadrijaj për VV-në: Sponsorizues të grupeve që shajnë luftën, UÇK-në e komandantët

Prishtinë | 02 Pri 2026 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj nuk u kursye me deklarata ndaj Lëvizjes Vetëvendosjes.

Ajo u shpreh se kjo parti është sponsorizuesese e grupeve që shajnë luftën, UÇK-në e komandantët.

“Ata vet janë sponsorizues të atyre grupeve për ta shajtur luftën dhe për ta shajtur çdo kënd që ka qenë në luftë dhe pjesë e luftës. Janë sponsorizues që ta shajnë luftën, që t’i shajnë komandantët e luftës, e besa edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, janë vet sponsorizues”, tha ajo në klan kosova.

Të ngjashme