Ismaili: Modeli i i Kurtit është model që sjellë rritje të varfërisë

Prishtinë | 04 Pri 2026 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja Besa Ismaili ka thënë se Albin Kurti, dje e tha një të vërtetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e që sipas saj, ai ka bërë një deklaratë të rëndësishme që duhet marrë seriozisht.

Ismaili, në një postim në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se modeli i i Kurtit është model që sjellë rritje të varfërisë, prodhon vetëm varfërim dhe më shumë kontroll mbi qytetarët.

“Ai ka thënë se ka një orientim tjetër politik. Dhe sipas tij, ky orientim, ky model përfshin një qasje të ndryshme ndaj qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe rolit të shtetit. Modeli i Kurtit është model që sjellë rritje të varfërisë, prodhon vetëm varfërim dhe më shumë kontroll mbi qytetarët, centralizim të pushtetit, kufizim të konkurrencës dhe dobësim të kritikës. Ky ishte dje thelbi i debatit dhe e vërteta elefant në sallën plenare të Kuvendit, të cilën shumica e deputetëve aty edhe e huqën: Kurti përqendrohet më shumë në zgjerimin e rolit të shtetit në jetën e qytetarit, shtimin e kontrollit shtetëror në shoqëri, në pushtetin pa kontroll dhe pa balancë. Ky orientim politik ndryshe, pohoi ai, madje i sjellë atij edhe më shumë vota!”, ka shkruar Ismaili.

Sipas saj, orientimi politik dhe ideologjik i Kurtit nuk është risi për shqiptarët.

“Pra qytetari Kurtit, kur i jep votë, ia jep atij edhe pavarësinë, lirinë dhe mirëqenien e tij, materiale dhe shpirtërore. Orientimi politik dhe ideologjik i Kurtit nuk është risi për shqiptarët. Të vjetra nga ky orientim i kanë vetëm dëmet dhe pasojat. Me gjasë qytetari që voton Kurtin dhe këtë orientim politik dhe ideologjik, harron mësimet që historia ia përplasi fytyrës”, ka shtuar Ismaili.

Të ngjashme