Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot më 05.04.2026 ka përkujtuar viktimat e masakrës së Rezallës së Skenderajt, e kryer nga forcat serbe në 27 vjet më parë.
Kurti ka thënë se dëshmitë e gjenocidit të Serbisë janë të freskëta gjithandej në Kosovë, ndërsa ka shtuar se të njoma janë plagët e familjarëve të të vrarëve në masakrën e Rezallës, ku më 5 prill 1999 u vranë 98 burra dhe djem.
Ai u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të kërkojnë nga Serbia zbardhjen e plotë të fatit të të zhdukurve.U bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që nga Serbia, si përgjegjëse për vrasjen dhe zhdukjen e qytetarëve tanë, të kërkojnë zbardhjen e plotë të fatit të të zhdukurve. Institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës duhet të veprojnë pa vonesë, që urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dalin para drejtësisë. Nuk mund të lejojmë që harresa të mbulojë mizoritë e luftës në Kosovë, siç nuk mund të mbulojë dheu i varrezave masive të vërtetën për krimet e kryera nga Serbia”- ka thënë