Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se i gjithë shteti i Iranit mund të shkatërrohet brenda një nate, duke paralajmëruar se kjo mund të ndodhë edhe nesër, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.
Deklrata e Trump u bë në nisje të konferencës për shtyp nga Shtëpia e Bardhë.
“I gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate, dhe ajo natë mund të jetë nesër në mbrëmje,” tha Trump.
Trump i ka dhënë ultimatum Iranit që ta rihap Ngushticën e Hormuzit deri nesër në orën 20:00, sipas kohës lindore (ET), përndryshe do të përballej me shkatërrim të gjerë të infrastrukturës së tij.
“E marta e 7 prillit do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha në një, në Iran. Diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë! Hapeni atë ngushticë të mallkuar, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në ferr, do ta shihni”, ka shkruar Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.
Irani ndërkohë e ka hedhur poshtë propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm.
Irani dërgoi përgjigjen e tij përmes Pakistanit, duke paraqitur kërkesa që përfshijnë përfundimin e konflikteve në rajon, krijimin e një protokolli për kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit dhe heqjen e sanksioneve.