Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Prishtinë | 11 Pri 2026 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, kanë arrestuar të shtunën një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmim”.

Inspektorati Policor thotë se kishte pranuar informacione nga ankuesja e cila ka denoncuar rastin në të cilin zyrtari policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme.

“Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, u tha në njoftimin e IKP-së.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Të ngjashme