Konjufca bën homazhe për Eliot Engel, thotë se ishte mik i madh i Kosovës

Prishtinë | 13 Pri 2026 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherit zv.kryeministri i parë Glauk Konjufca ka bërë homazhe në nderim të kongresistit, Eliot Engel.

Konjufca përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Engel për dekada me radhë qëndroi me përkushtim të palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit tonë për çlirim, liri e pavarësi dhe se ky ishte momenti për të nderuar jetën dhe veprën e tij,

Postimi i tij i plotë:

Dje, në Neë York, bëra homazhe në nderim të Kongresistit Eliot Engel dhe shpreha ngushëllimet në emër të Republikës së Kosovës për familjen e tij.

Ishte një moment për të nderuar jetën dhe veprën e mikut të madh të shqiptarëve e të Kosovës, i cili për dekada me radhë qëndroi me përkushtim të palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit tonë për çlirim, liri e pavarësi.

Lavdi jetës dhe veprës së mikut tonë të madh. Kontributi i tij është në themel të miqësisë sonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Të ngjashme