Samiti IV i Diasporës, Begaj dekoron Lorik Cana me “Urdhrin e Skënderbeut”

Prishtinë | 13 Pri 2026 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Në ceremoninë e Samitit të katër të Diasporës që u mbajt sot në Pallatin e Kongreseve, Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekoroi personalitete të Diasporës shqiptare të spikatur në fushat e tyre.

Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana u dekorua me “Urdhrin e Skënderbeut”. Cana u shpreh gjatë fjalës së tij se është përpjekur me punë gjithnjë të mbahet lart krenaria dhe nderi i shqiptarëve.

“Gjithmonë kur jeni pranë një paneli me njerëzit tonë të mbledhur që kanë spikatur, pavarësisht se kemi luajtur në stadiume plot mbetet një diçka e veçantë. Më e veçantë kur ka të bëjë me një urdhër dhe mirënjohje duke pasur një vlerësim mbetet një krenari. Nuk e pranoj vetëm në emrin por në emrin e familjes sime, Agimit, gjyshërve, Ganiu ish delegat, xhaxhait tim. Duke shkuar deri te gjithë ky brum që na ka frymëzuar”-u shpreh Cana.

Personalitete të tjera që u nderuan: Gentian Toshkëzi, Kalorës i Urdhrit Suprem të Shqiponjës; Klarita Gërxhani, Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik; Shqiponjë Telhaj, Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik; Markus Schuhmann, Oficer i Urdhrit të Skënderbeut dhe Andres Lindberg Oficer i Urdhrit të Skënderbeut./TCH

Të ngjashme