Sot nis dialogu Izrael–Liban në Uashington

Prishtinë | 14 Pri 2026 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Bisedimet ndërmjet Izraelit dhe Libanit pritet të nisin sot në Uashington DC, duke shënuar një hap të rëndësishëm diplomatik mes dy vendeve. Takimi është planifikuar të fillojë në orën 11:00 sipas kohës lokale (15:00 GMT / 16:00 sipas kohës sonë), raporton BBC.

Në këtë takim do të marrë pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sipas një memorandumi të Departamentit të Shtetit. Po ashtu, pjesë e bisedimeve do të jenë edhe ambasadorët e të dy vendeve në SHBA – Yechiel Leiter nga Izraeli dhe Nada Hamadeh Moawad nga Libani.

Sipas burimeve zyrtare, përfaqësuesit do të japin fillimisht një deklaratë të shkurtër për media, ndërsa më pas bisedimet do të vazhdojnë me dyer të mbyllura. Pritet që këto diskutime të fokusohen në çështje kyçe mes dy vendeve, ndërsa zhvillimet e mëtejshme do të ndiqen nga afër.

Të ngjashme