Pacolli: Komuna e Prishtinës me shkelje ligjore në deponinë e Matiçanit, 15 ditë afat për veprim

Prishtinë | 15 Pri 2026 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se inspektorati i kësaj ministrie ka “identifikuar shkelje ligjore” nga Komuna e Prishtinës në menaxhimin e deponisë së mbetjeve inerte në zonën e Matiçanit.

Sipas saj, me aktvendim zyrtar, komuna është obliguar që “brenda një afati prej 15 ditësh të nisë procedurat ligjore për pajisje me pëlqim ujor”, duke paralajmëruar se “çdo neglizhencë apo mosveprim brenda këtij afati do të pasojë me masa të menjëhershme ligjore”.

Pacolli theksoi se “mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave është prioritet i padiskutueshëm”, duke shtuar se “ligji vlen njëlloj për të gjithë, përfshirë edhe institucionet komunale”.

Postimi i plotë:

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit konstaton shkelje ligjore nga Komuna e Prishtinës

​Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka konstatuar shkelje të qarta ligjore nga ana e Komunës së Prishtinës, lidhur me menaxhimin e deponisë së mbetjeve inerte dhe të vëllimshme në zonën e Matiçanit.

​Përmes këtij aktvendimi, Komuna e Prishtinës obligohet që brenda një afati prej 15 ditësh të nisë procedurat ligjore për pajisje me pëlqim ujor. Çdo neglizhencë apo mosveprim brenda këtij afati do të pasojë me masa të menjëhershme ligjore konform legjislacionit në fuqi.

​Qëndrimi ynë është i qartë. Mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave është prioritet i padiskutueshëm i yni. Ligji vlen njëlloj për të gjithë, përfshirë edhe institucionet komunale.

Të ngjashme