Kurti në darkë pune me Sorensenin, diskutohet integrimi në BE dhe anëtarësimi në KE

Prishtinë | 16 Pri 2026 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, mbrëmë ka pritur në darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit, Kurti dhe Sorensen diskutuan rreth integrimit të Kosovës në BE, përmbushjen e reformave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Në darkë u diskutua për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë linjëzimin e plotë të politikës së jashtme me bllokun 27-anëtarësh si përcaktim strategjik, si dhe angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e reformave. Në kontekst të integrimit evropian u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm Sørensen biseduan edhe për aktualitetet politike dhe zhvillimet e brendshme”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme