Zëvendëskryeministri i parë Glauk Konjufca ka folur për çështjen e presidentit duke thënë se nuk kanë biseduar konkretisht për ndonjë kandidat në takimet që kanë ndodhur me opozitën, raporton Ekonomia Online.
“Jo, nuk e di, nuk kemi folë në këtë dimension. Ashtu siç po e thashë të kundërtën. Unë, tash jemi në dy, në dy pista kemi qenë. Pista e parë nëse është politikë. Lëvizja Vetëvendosje ka shkua me propozimin e vet. Megjithëse një propozim që e lypshin edhe për me qenë kryeparlamentar. Tash nuk e di pse s’po u pëlqen tash mos me qenë president se e lypshin me qenë, edhe ai doli me votime si kryeparlamentar”, ka deklaruar Konjufca.
Konjufca ka shtuars e deri më tash nuk është hapur si temë marrëveshja për president partiak.
“Po tash, në anën tjetër, është jo-partiak. Po themi jo-partiak sepse këtu duhet të jenë të gjithë. Çdo anë, çdo subjekt politik. E marrëveshja politike tash është diçka tjetër. Marrëveshja politike për president partiak. Marrëveshja politike për president partiak, deri tash nuk o hap ky opsion për president partiak. Deri tash asht hapur për president jo-partiak.
Nëse është jo-partiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës. Kush jam unë me mbyllë rrugë.. Edhe e thashë edhe një herë: është shumë e rëndësishme me ia dhënë Kosovës një president. Shumë e rëndësishme me i hapë këto rrugë presidenti. Tash, jo-partiak i bie me u ulë të gjitha subjektet e gjejnë një person. I ke, e gjen një person mos po them një person i cili kurrë nuk asht marrë me politikë. Nuk jam duke thënë ashtu. E nuk jam duke thënë një person që kurrë nuk e ka votua asnjë parti në botë. Në fund të fundit secili prej jush e keni të drejtën e fshehtë të votës. Jeni me një parti politike, po pse nuk e shprehni votën. Por, ky asht dallimi”, ka shtuar ai.
