Të premten në Gjakovë, është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar është arratisur nga dritarja stacionit policor.
I dyshuari mashkull kosovar ndodhej brenda zyrës së intervistimit kur ka arritur të largohet nga objekti i stacionit policor përmes dritares.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rasti është raportuar tek prokurori dhe hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar për kapjen e tij.
“Rr. Skënderbeu, Gjakovë 17.04.2026-21:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në zyrën e intervistimit, ka arritur të largohet përmes dritares duke u larguar nga objekti i stacionit policor në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton PK.