Në Prishtinë sot do të mbahet një akademi përkujtimore në nderim të Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe përvjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Sali Çekaj.
Aktiviteti do të zhvillohet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, me fillim nga ora 12:00, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues institucionalë, ish-luftëtarë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë.
Kjo ditë shënon një nga betejat më të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa kujtimi për Sali Çekajn mbetet simbol i sakrificës dhe përkushtimit për lirinë e vendit.
Organizatorët kanë theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të atyre që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.