Arrestohet një 38-vjeçar në Fier për një vrasje të para dy viteve

Prishtinë | 20 Pri 2026 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shqipërisë ka arritur që ta arrestojë një të dyshuar për vrasje në Fier, pas më shumë se dy viteve që kur kishte ndodhur rasti.

Sipas njoftimit, i dyshuari është prangosur pas urdhrit nga prokuroria.

“Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.”, thuhet në njoftim.

38-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, më 7 dhejtor 2023, në lagjen “16 Prilli”, në Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga shtetasi E. J., 41 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. 

Të ngjashme