Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se, sipas burimeve të hapura dhe ende të paverifikuara, më datë 21.04.2026 pritet të mbahet një protestë në Jarinjë.
Sipas njoftimit, protesta pritet të shoqërohet me bllokim të një pjese të autostradës drejt Republikës së Kosovës, në territorin e Serbisë, në intervalin kohor nga ora 12:00 deri në ora 18:00.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë, se sipas burimeve të hapura dhe ende të paverifikuara, nesër më datë, 21.04.2026, pritet të mbahet një protestë në Jarinjë dhe bllokim i një pjese të autostradës drejt RKS-së në territorin e Serbisë nga ora 12:00 deri në ora 18:00. Për çdo zhvillim të mëtejmë do t’u njoftojmë me kohë.
Për informata shtesë ju lutem kontaktoni QKMK, në numrat e mëposhtëm:
+38345198000
+38345198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095.