Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të trajnerit të Real Madrid, Alvaro Arbeloa, lidhur me vendimet e gjyqtarëve në kampionatin spanjoll, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të përsëritura.
Sipas mediumit Mundo Deportivo, Tebas i hodhi poshtë ankesat e Arbeloas, duke sugjeruar se argumentet e tij nuk janë të qëndrueshme dhe nuk qëndrojnë në një linjë të qartë logjike.
Sipas tij, deklaratat e teknikut madrilen ndjekin një model të njëjtë, pavarësisht ndeshjeve apo situatave të ndryshme.
“Ditën tjetër, ai tha të njëjtën gjë edhe për gjyqtarin në ndeshjen me Bayern Munich. Ishte i njëjti stil argumentimi”, ka thënë Tebas.
Kreu i La Ligës e vazhdoi kritikën ndaj Arbeloas edhe më tej, duke nënvizuar se qëndrimet e tij ndryshojnë shpesh dhe nuk janë konsistente.
Ai poashtu u bëri thirrje madrilenëve që të përqendrohen te gara për titullin, duke theksuar se sezoni në La Liga është ende i hapur dhe larg përfundimit.