Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njopftuar se mbrëmë ka pranuar një letër nga presidentit amerikan, Donald Trump.
Osmani , përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo letër ka të bëjë me përfundimin e mandatit të saj si presidente e Kosovës.
Postimi i saj i plotë:
Lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajmë bashkë, sot e përherë! 🇽🇰🤝🇺🇸
Falënderoj Presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, të cilën e pranova mbrëmë, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe Presidenti i SHBA-ve në këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.