Pas tre muajsh hetime, Policia shqiptare ka arrestuar 15 persona që dyshohet se shisnin substanca narkotike të llojeve të ndryshme.
Kurse, 16 të tjerë janë në kërkim nga autoritet, ndërsa pesë persona ishin arrestuar më herët gjatë fazës së hetimeve, duke çuar në gjithsej 36 persona të përfshirë në këtë rast.
“Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 60 kg e 300 gramë Cannabis Sativa, 2 kg e 50 gramë Kokainë, 4 armë (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar lëndët narkotike, armë, para, automjete dhe telefona.
