Instituti Albanologjik nesër me mbledhje komemorative për akademik Rexhep Qosjen

Prishtinë | 23 Pri 2026 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Pas ndarjes nga jeta të akademikut dhe shkrimtarit, Rexhep Qosja, Instituti Albanologjik do të mbajë mbledhje komemorative.

Në nderim të veprës së tij letrare dhe shkencore, ky institut ka njoftuar se mbledhja komemorative do të mbahet nesër nga ora 12:00, në Prishtinë.

“Ikona e mendimit dhe shkrimit shqip nuk është më mes nesh. Sot ka ndërruar jetë akademiku i madh, profesori ynë i nderuar, udhëzuesi dhe mendimtari i jashtëzakonshëm, Rexhep Qosja. Rexhep Qosja ishte një punonjës i papërsëritshëm i Institutit Albanologjik dhe ne, punonjësit e tashëm të tij, jemi krenarë që e patëm mes nesh. Ai ishte mësuesi ynë, bashkëpunëtori dhe miku që nderohej dhe respektohej në secilin hap të ecejakeve të tij shkencore dhe intelektuale. Do të na mungojnë këshillat e tij të vyeshme dhe udhëzimet akademike!”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Ndryshe, Rexhep Qosja ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981.

Të ngjashme