Detaje nga vdekja e punëtorit në Gjakovë, dyshohet se dikush e goditi me kran duke e lëvizur nga pakujdesia

Prishtinë | 23 Pri 2026 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor rreth 30-vjeç ka vdekur derisa po punonte në një objekt në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë.

Gazeta Express mëson nga burimet e saj se personi që po intervistohet për këtë rast, dyshohet se nga pakujdesia e ka lëvizë kranin dhe e ka goditë viktimën i cili dyshohet se ka rënë nga skelet, kati 4-5.

Ekipi i emergjencës e ka konstatu që viktima është pa shenja jete.

Policia u deklarua për vdekjen e punëtorit, duke theksuar se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një person mashkull, i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë. Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Lidhur me rastin, një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ajo.

Të ngjashme