Një aksident i rëndë ka nodhur mbrëmë në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë në Shqipëri, ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësor.
Sipas raportimeve nga policia, aksidenti ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Gosës, ku drejtuesi i mjetit, shtetasi R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin i cili nuk është identifikuar ende nga policia, ndërkohë drejtuesi është shoqëruar në polici, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.