Tre persona dërgohen në Urgjencë pas shpërthimit të bombolës së gazit në Podujevë

Prishtinë | 27 Pri 2026 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një lokal në Podujevë. 

Policia ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Urgjencën e qytetit. 

Rasti ka ndodhur rreth orës 08:30, siç mëson Koha, në një lokal ku përgatitet ushqim i shpejtë.

“Sot rreth orës 08:30, në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policorë janë angazhuar menjëherë në vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. 

Të ngjashme