Çitaku me ironi pas seancës: Gjithmonë fajin e ka dikush, herë lufta në Ukrainë, Iran e më së shumti opozita

Prishtinë | 27 Pri 2026 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti akuzoi opozitën për bllokadë.

Çitaku tha se si ka mundësi që pushteti gjithmonë t’ia lë fajin dikujt tjetër, e më së shumti opozitës.

Ajo ironoi duke thënë se për pushtetin fajet i ka edhe lufta në Ukrainë e në Iran.

“Qysh bre gjithmonë, bash gjithmonë, fajin e ka dikush tjetër? Herë lufta në Ukrainë, herë lufta në Iran, e më së shumti opozita. Një njeri që fitoi 51% të votave dhe pati pushtetin më të madh që ka pasur ndonjë qeveri në Kosovë, sot prapë ankohet se nuk po e lënë të punojë”.

“Armiq të brendshëm e të jashtëm gjithandej. Përgjegjësi askund. Kur ke pushtet absolut, nuk mund të sillesh si viktimë e përhershme. Qeverisja nuk është konferencë për arsyetime. Është përgjegjësi, vendimmarrje dhe rezultat”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Të ngjashme