Konflikti nisi në autolarje, arrestohet 42-vjeçari në Fier pasi goditi me thikë një 23-vjeçar

Prishtinë | 03 Maj 2026 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Një konflikt që ka nisur midis dy të rinjve në një autolarje në Fier, ka përfunduar me përdorimin e thikës dhe plagosjen e një personi.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më pas, Policia e Vlorës ka arritur që ta arrestojë 42-vjeçarin, që dyshohet se e ka plagosur të riun 23-vjeçar.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thika) e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme