Vdes një person në Gjakovë pasi u ther me thikë

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë.

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar se një person i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Fillimisht ishte dërguar në QKMF dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.

Sipas tij, deri te rasti ka ardhë pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur.

“Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se rreth orës 02:20 pas një mosmarrëveshje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, viktima është sulmuar nga një person, po ashtu i moshës madhore, i cili ndodhet në arrati.

Njësitë kompetente policore menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “vrasje”.

Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka shtuar ai.

Të ngjashme