ShBA pezullon operacionin për të udhëhequr anijet përmes Ngushticës së Hormuzit

Prishtinë | 06 Maj 2026 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka ndaluar operacionin ushtarak amerikan për të shoqëruar anijet përmes Ngushticës së Hormuzit pas më pak se 48 orësh. Megjithatë, bllokada amerikane ndaj porteve iraniane do të mbetet në fuqi, tha ai.

Trump tha se e mori vendimin pas një kërkese nga Pakistani – i cili ka vepruar si ndërmjetës midis ShBA-së dhe Iranit sepse “është bërë një përparim i madh drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare” me Teheranin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Media shtetërore iraniane e përshkroi këtë veprim si një “tërheqje” pas “dështimeve të vazhdueshme” të Trumpit për të rihapur rrugën ujore jetësore për transportin global detar.

Pak para njoftimit të Trump, Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, kishte thënë se ofensiva fillestare SHBA-Izrael në Iran – Operacioni Epic Fury – kishte “mbaruar” pasi objektivat e saj ishin arritur.

Të ngjashme