Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK Jug, në Ferizaj ka sekuestruar një sasi të madhe të mallrave të kontrabanduara.
Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se deri te aksioni ka ardhë pas pranimit të informatave për një depo të dyshuar në qytetin e Ferizajt.
Sipas Policisë, vlera e e përafërt e mallrave është rreth 16.500 € ndërsa akciza dhe shmangiet doganore janë rreth 34.000€.
Komunikata e plotë:
Më datën 05.05.2026 ,Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK Jug, pas pranimit të informatave për një depo të dyshuar në qytetin e Ferizajt, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore të cilat kanë rezultuar me sekuestrim e një sasie të madhe të mallrave të kontrabanduara.
Lidhur me rastin, njësitë përkatëse policore kanë identifikuar personin e dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar depon e dyshuar për vendosje të gjësendeve të kontrabanduara, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.
Pas sigurimit të urdhrit verbal të prokurorit kompetent, është kryer kontroll në lokacionin e
dyshuar, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar mallrat si në vijim:
800.4kg. duhan i përpunuar,
94 kg. mjaltë,
30.4kg. ambalazh i plastikës,
178kg. ambalazh i letrës,
një makinë për përpunim të duhanit,
një makinë për përpunim të ambalazhit dhe një spërkatëse e ujit për spërkatje të duhanit.
Vlera e përafërt e mallrave është rreth 16.500 € ndërsa akciza dhe shmangiet doganore janë rreth 34.000€.
Lidhur me rastin, pas ndërmarrjes së veprimeve përkatëse policore mallrat e sekuestruara janë proceduar te Dogana e Kosovë për procedura të mëtutjeshme.


