Ish-deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka njoftuar se s’do të jetë pjesë e listës së PDK’së për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Shala ka thënë se PDK’së i duhet frymë e re, ndërkohë që ruhet trashëgimi dhe fryma origjinale politike.
Ai ka deklaruar se moskandidimi nuk nënkupton largim nga PDK’ja.
“Vendimi im për mos kandidim, në listë për depute, nuk do të thotë aspak largim nga PDK-ja. Përkundrazi, unë do të vazhdoj të jem pjesë e strukturave të PDK-së, në Kryesi dhe Këshill Drejtues, ku do të jap kontributin tim sikur në çdo kohë dhe në çdo rrethanë”, ka shkruar Shala.