Sejdi Bellanica zgjedhet kryetar i AAK-së në Prizren

Prishtinë | 07 Maj 2026 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Kuvendin Zgjedhor të Degës së AAK-së në Prizren, Sejdi Bellanica është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës në këtë qytet.

Haradinaj ka njoftuar se së bashku me Ardian Gjinin morën pjesë në kuvendin zgjedhor, të cilin e cilësoi si proces demokratik me pjesëmarrje të gjerë të delegatëve të degës.

Sipas Haradinajt, Bellanica është një veprimtar shumëvjeçar i Aleancës, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe profesionist me mbi 25 vjet përvojë në arsim dhe media.

Ai ka vlerësuar se profili dhe përvoja e Bellanicës janë garanci për një udhëheqje të përgjegjshme dhe me vizion për Aleancën në Prizren.

Haradinaj ka falënderuar gjithashtu strukturat e deritanishme të degës dhe kryetarin Besnik Krasniqi për kontributin e dhënë në drejtimin e AAK-së në Prizren.

Në fund, ai i ka uruar sukses Bellanicës në detyrën e re, duke theksuar se Aleanca po vazhdon procesin e fuqizimit dhe mobilizimit të strukturave në gjithë Kosovën.

Të ngjashme