Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën një 57-vjeçar

Prishtinë | 10 Maj 2026 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Një 57 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Gjirit të Lalzit.

Siç raporton Top Channel, të dy shoferët e mjeteve rezultuan se ishin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Në këtë rast viktima, i cili udhëtonte si pasagjer në njërin prej veturave nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu të lëndar janë edhe tre persona, dy shoferët si dhe një pasagjer tjetër, të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Policia bëri me dije se, pas kryerjes së veprimeve procedurale dhe verifikimeve përkatëse, të dy shoferët janë arrestuar në flagrancë, pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.

Të ngjashme