Sot në fshatin Greiçec të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60.
Në këtë ngjarje u kujtuan ushtarët e Brigadës 60, konkretisht pjesëtarët e njësisë diversante-vëzhguese, të cilët vepronin nën komandën e komandantit Jetullah Qarri, i njohur me nofkën “Guri”, shkruan Klan Kosova.
Gjatë ceremonisë u vendosën edhe lule pranë pllakës përkujtimore të dëshmorit Shaqir Tërshani.