Kampionët në fuqi të botës, Argjentina ka publikuar listën paraprake me 55 futbollistë për Kupën e botës, ku në fund trajneri do të përzgjedhë vetëm 26 lojtarë për turneun final.
Në listë bie në sy kombinimi mes yjeve që triumfuan në Katar 2022 dhe brezit të ri premtues si Franco Mastantuono, Claudio Echeverri dhe Nicolás Paz.
Mungesa më e madhe në këtë listë është ajo e Paulo Dybala, i cili ka kaluar një sezon të vështirë me AS Roma, i shoqëruar edhe nga dëmtime të shumta.
Ndërkohë, pjesa tjetër e grupit kryesor nuk sjell surpriza, me emra si Lionel Messi, Emiliano Martínez, Cristian Romero, Lisandro Martínez, Enzo Fernández, Alexis Mac Allister, Rodrigo De Paul, Lautaro Martínez dhe Julián Álvarez.
Objektivi i Argjentinës mbetet mbrojtja e titullit kampion bote të fituar në 2022, edhe pse konkurrenca për edicionin e ardhshëm pritet të jetë shumë e fortë.