Zgjedhjet e 7 qershorit, Qeveria ndan afro 11 milionë euro

Prishtinë | 12 Maj 2026 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për ndarjen e mjeteve buxhetore, në vlerë prej 10,887,186.45 euro (dhjetë milionë e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë euro e dyzet e pesë centë), për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 7 qershor.

Të ngjashme