Shqipëria ngjitet sonte në skenën e Eurovisionit, Alis me “Nan” synon finalen

Prishtinë | 14 Maj 2026 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria mbrëmjen e sotme do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026.

Këtë vit, shteti shqiptar përfaqësohet nga Alis Kallaçi me këngën “Nan”, e cila do të interpretohet e 13-ta në renditjen e performancave.

Media dhe platformat e specializuara të festivalit e kanë renditur Shqipërinë mes vendeve që mund të surprizojnë në votime.

Ndërkohë, gjysmëfinalja e parë, e zhvilluar të martën, ka përcaktuar tashmë 10 finalistët e parë që do të garojnë në natën finale të 16 majit.

Vendet që siguruan kualifikimin në finale janë Greqia, Finlanda, Belgjika, Suedia, Moldavia, Izraeli, Serbia, Kroacia, Lituania dhe Polonia.

Të ngjashme