Betohen 39 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes, do të shërbejnë në Kosovë

Prishtinë | 14 Maj 2026 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, bëri betimin e grupit të 11-të të vullnetarëve të rinj të Korpusit të Paqes, që do të shërbejnë në Kosovë.

Në këtë grup janë gjithsej 39 vullnetarë, teksa trajnimi i tyre zgjati 10 javë

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se vullnetarët do të kalojnë dy vitet e ardhshme duke mbështetur arsimin në anglisht dhe zhvillimin e komunitetit, duke forcuar partneritetin SHBA-Kosovë, ndërsa shfaqin më të mirën e Amerikës.

“Bashkohuni me ne për të mirëpritur Vullnetarët tanë më të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë!” deklaron Ambasada.

Të ngjashme