Çitaku: Samiu shkoi në prokurori sepse e respekton shtetin, Kurti jo vetëm që refuzon por e sfidon

Prishtinë | 15 Maj 2026 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së,Vlora Çitaku ka reaguar pas intervistimit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, duke e krahasuar sjelljen e tij me atë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Çitaku ka thënë se Kurti, refuzon t’u përgjigjet institucioneve të drejtësisë dhe ka përdorur retorikë sfiduese ndaj Prokurorisë, duke e kritikuar për qëndrim ndaj ligjit dhe Kushtetutës.

Ajo ka theksuar se nuk përbën forcë mosrespektimi i institucioneve, por shenjë e arrogancës politike dhe frikës nga drejtësia.

“Nuk është trimëri të mos respektosh Kushtetutën, ligjet dhe Republikën. Kjo nuk është forcë. Është frikë dhe arrogancë pushteti. E Samiu, trimërinë e të cilit nuk e konteston askush, shkoi në Prokurori. Sepse ai e respekton shtetin për të cilin ka luftuar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme