Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Prishtinë | 17 Maj 2026 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake në fshatin Crepule të Zubin Potokut.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur gjatë kontrollit të një shtëpie të vjetër dhe të pabanuar.

“Një armë AK-47 me një karikator të zbrazët, nje pushkë ajrore me municion (diabolla), një armë artizanale, një fishek i kalibrit të madh (NK-1974), një helmete ushtarake, një çantë ushtarake me pajisje për pastrim të armëve, një uniforme ushtarake e kamufluar”, thuhej në njoftim

Të ngjashme