Tentoi t’i shpëtojë policisë, detaje se si mbeti i plagosur i shumëkërkuari në Mamurras

Prishtinë | 19 Maj 2026 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i plagosur këtë të martë në Mamurras, pasi ishte në ndjekje nga policia.

I dyshuari është dër në Spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje shëndetësore stabile.

Policia njoftoi se bëhej fjalë për Leonard Dema, 23-vjeçar, lindur në Mamurras dhe i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje.

“Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë”.

“Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur shtetasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë dhe i një 28-vjeçari, që shoqëronte personin në kërkim.

Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë./A2Cnn

Të ngjashme