Krijimi i xhandarmërisë, Kurti: Do të ju njoftojmë shumë shpejt

Prishtinë | 20 Maj 2026 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë nuk ka dhënë detaje, por ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikohen detajet lidhur me krijimin e xhandarmërisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se koncept-dokumenti, grupi punues dhe të gjitha hollësitë tjera do të prezantohen bashkë me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas tij, ideja për formimin e xhandarmërisë është menduar prej kohësh, ndërsa institucionet do të dalin me sqarime të plota në ditët në vijim.

“Koncept-dokumentin, grupin punues dhe hollësitë do t’ju njoftojmë shumë shpejt. Ka kohë që ne e kemi menduar këtë gjë. Të gjitha detajet lidhur me idenë tonë do t’i prezantojmë së bashku me ministrin e Brendshëm”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme