Aksioni në Prizren ku u kapen rreth 8 kg ari dhe argjend, Prokuroria jep detaje

Prishtinë | 21 Maj 2026 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Një aksion i përbashkët i Prokurorisë Themelore në Prizren, Policisë së Kosovës, Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës ka rezultuar me sekuestrimin e mbi 8 kilogramë ari dhe argjendi të padeklaruar, me vlerë mbi 460 mijë euro.

Gjatë kontrolleve të realizuara në gjashtë lokale afariste dhe tri shtëpi banimi në Prizren, autoritetet kanë sekuestruar 3.775 gram ari dhe mbi 4.200 gram argjend, që dyshohet se nuk ishin deklaruar sipas procedurave ligjore.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetime ndaj katër personave për veprat penale të shmangies nga tatimi dhe shmangies nga pagesa e tarifave doganore.

Po ashtu, gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy armë pa leje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Të ngjashme