Zelensky publikon pamjet: Ukraina godet selinë ruse dhe sistemin Pantsir në Kherson

Prishtinë | 21 Maj 2026 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se forcat speciale ukrainase kanë kryer një operacion të suksesshëm në territorin e pushtuar të Khersonit.

Sipas Zelenskyt, gjatë sulmit është shkatërruar selia e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), si dhe një sistem kundërajror Pantsir-S1.

Ai tha se nga operacioni raportohet për rreth 100 ushtarë rusë të vrarë ose të plagosur, ndërsa publikoi edhe pamje nga sulmi.

Autoritetet ukrainase theksuan se sulmet precize ndaj objektivave ruse do të vazhdojnë, duke e cilësuar këtë si pjesë të strategjisë për dobësimin e forcave ruse në territoret e pushtuara.

Të ngjashme