Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për planifikim vrasjeje në Kosovë

Prishtinë | 22 Maj 2026 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së parabugimit ndaj një personi me inicialet E.H. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Përgatitje të veprës penale Vrasje e Rëndë”. 

Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri E.H për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme me të dëmtuarin M.D, e cila kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2021, në bashkëpunim me A.D (tashmë i akuzuar), kishte planifikuar vrasjen e të dëmtuarit, me motiv hakmarrjeje.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, kishte arritur marrëveshje me të akuzuarin A.L, në këmbimi të shumës së parave prej 100.000 eurosh, me qëllim që ky i fundit të angazhonte persona të tjerë për privimin nga jeta të të dëmtuarit M.D”, thotë Prokuroria.

Rrjedhimisht, Prokuroria Speciale ka parashtuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas arrestimit të të dyshuarit E.H. në Gjermani.  

Të ngjashme